Osmani: S’ kemi plan B, vetëm me VV’në bëjmë koalicion – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Osmani: S’ kemi plan B, vetëm me VV’në bëjmë koalicion

21:40 | 07 Nëntor 2019

Vjosa Osmani e ka përsëritur se vetëm me VV-në do të bëjnë koalicionin qeverisës.

Nënkryetarja e LDK’së, në emisionin Pressing në T7 ka thënë se nuk do të ketë bisedime për koalicion me asnjë subjekt tjetër politik përveç Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk kemi plan B”, thotë Osmani.

“Nuk negociojmë për koalicion me askënd tjetër”

“Unë kam dalur para qytetarëve dhe jam zotuar se vetëm me VV’në bëjmë koalicion”

Tutje Osmani shton se marrëveshja dështon vetëm nëse VV nuk dëshiron koalicion.

Ndryshe, grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së kanë përfunduar sot takimin e radhës për përafrimin e programit të përbashkët qeverisës. Ky ishte takimi i pestë me radhë mes këtyre dy grupeve dhe dy partitë janë marrur vesh për shumë tema sikur shëndetësia, arsimi, ekonomia, numri i ministrive etj…

Tani pritet një takim mes dy kryetarëve të subjekteve për të lidhur zyrtarisht një koalicion.

KQZ ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!