
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndjekur nga afër ushtrimin DEFENDER Europe 2025, në Babaj të Bokës.
Ajo ka falënderuar dhe përgëzuar forcat e Kosovës për rezultatin e arritur, si dhe aleatët e pathyeshëm të vendit tonë, sidomos Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, i cili po e drejton këtë ushtrim historik.
Në Facebook, e para e vendit thotë më tej se FSK është krenaria e Kosovës, dhe e ardhmja jonë është euroatlanike.
“Sot në Babaj të Bokës, në zemër të DEFENDER Europe 2025, ndjeva krenarinë që vetëm ushtria e Kosovës mund ta japë.
Si Komandante Supreme, pata nderin t’i falënderoj dhe përgëzoj forcat tona për rezultatin e arritur, si dhe aleatët tanë të pathyeshëm, sidomos Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, i cili po e drejton këtë ushtrim historik.
Ky ushtrim është dëshmi se Kosova është e përkushtuar, e aftë dhe e gatshme të qëndrojë krah për krah me SHBA-në dhe NATO-n.
FSK është krenaria jonë, Aleanca është forca jonë! E ardhmja jonë është euroatlantike”, ka shkruar presidentja.