Osmani takohet me Kryeministrin e Katarit, ja për çfarë diskutojnë

22:28 | 26 Mars 2022

Vjosa Osmani, po vazhdon të takohet me figura të rëndësishme.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në hapjen e Forumit të Dohas, ku prezent ishin përfaqësues nga shumë vende të ndryshme të botës.

Me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, Presidentja Osmani ka shkruar se në takim me Kryeministrin e Katarit kanë diskutuar për mënyrën e thellimit të raporteve bilaterale ndërmjet dy shteve, ku Presidentja Osmani rëndësi të veçantë i kushtoi bashkëpunimit ekonomik.

“Sot në takim me Kryeministrin e Katarit ndërkaq, diskutuam se si t’i thellojmë raportet bilaterale mes dy vendeve tona, me theks të vecantë sa I përket bashkëpunimit ekonomik.

Përgjatë forumit kishim diskutime përmbajtësore edhe me ish-Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, tani i deleguar i posaqëm i Presidentit Biden për ndryshimet klimatike, z. John Kerry, ku diskutuam për zhvillimet e fundit në kontinentin evropian, e në vecanti për rolin krucial që SHBA luajnë për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

Forumet multilaterale janë mundësi e shkëlqyeshme për Republikën e Kosovës që t’i dëgjohet zëri aty ku diskutohen cështjet më të rëndësishme globale.
Prandaj kisha nderin që me ftesë të Emirit të Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, të merrja pjesë në hapjen e Forumit të Dohas së bashku me përfaqësues nga vende të ndryshme të botës.

Sot në takim me Kryeministrin e Katarit ndërkaq, diskutuam se si t’i thellojmë raportet bilaterale mes dy vendeve tona, me theks të vecantë sa I përket bashkëpunimit ekonomik.

Përgjatë forumit kishim diskutime përmbajtësore edhe me ish-Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, tani i deleguar i posaqëm i Presidentit Biden për ndryshimet klimatike, z. John Kerry, ku diskutuam për zhvillimet e fundit në kontinentin evropian, e në vecanti për rolin krucial që SHBA luajnë për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Poashtu takuam edhe udhëheqës të shteteve jonjohëse dhe të organizatave ndërkombëtare.

Kosova ka miq anekënd botës dhe këto miqësi do të vazhdojmë t’I thellojmë më tej.

Komento: