Osmani takohet me Rohden, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE e zhvillimet e fundit në vend

17:53 | 30 Janar 2024
osmani-takohet-me-rohden,-flasin-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie-e-zhvillimet-e-fundit-ne-vend

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Gjatë takimit u fol për zhvillimet e fundit në vend, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku u potencua rëndësia që ky proces të përmbyllet me sukses.

“Tutje, në takim u diskutua për një sërë nismash e projektesh të interesit të përbashkët, gjersa Presidentja Osmani foli edhe për edicionin e dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë si një platformë për ta avancuar bashkëpunimin bilateral në drejtim të përmbushjes së kësaj agjende”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit tutje në mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Komento: