
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Somalisë, Abshir Omar Jama.
Osmani ka shkruar ne platformën X, ku tha se ka folur për raportet në mes dy vendeve.
”I lumtur që takova Ministrin e Jashtëm të Somalisë, @abshirhuruse , në @DohaForum . Rikonfirmuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe mbështetjen e ndërsjellë, ndërsa diskutuam edhe potencialin për një bashkëpunim më të zgjeruar në fusha të ndryshme”, ka shkruar Osmani.
Takimi i Osmanit me kryediplomatin somalez vjen përkundër asaj se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuiq kishte pretenduar në janar të këtij viti se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës.
Në mesin e këtyre shteteve ishte edhe Somalia, sipas Vuçiqit.
Shteti me mbi 17 milionë banorë e ka njohur Kosovën në maj të vitit 2009.
Happy to meet the Foreign Minister of Somalia, @abshirhuruse, at @DohaForum.
We reaffirmed our excellent bilateral relations and mutual support, while we also discussed the potential for a more enhanced cooperation in different areas. pic.twitter.com/qJpspEjDga
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 11, 2023