Osmani takon kryeministrin e Katarit, flasin për forcimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve

13:44 | 11 Dhjetor 2023
osmani-takon-kryeministrin-e-katarit,-flasin-per-forcimin-e-marredhenieve-mes-dyja-vendeve

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Katar.

Ajo u takua me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Jassim Al Thani.

Osmani tha se gjatë këtij takimi u diskutua rreth marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Katarit.

“Për përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve tona në një sërë fushash. Shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për vendin tonë”, tha Osmani.

Komento: