Osmani takon Malcolmin, e falënderon në emër të popullit të Kosovës

18:44 | 19 Tetor 2023
osmani-takon-malcolmin,-e-falenderon-ne-emer-te-popullit-te-kosoves

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton se ka pritur sot në takim Sir Noel Malcolmin, të cilin e cilësoi si historian të respektuar që ka shkruar gjerësisht për Ballkanin, me fokus të veçantë në historinë e Kosovës.

“Sir Noel Malcolm dha kontribut të çmuar edhe përgjatë përgatitjeve të argumenteve tona në procesin lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndaj e falënderova në emër të popullit të Kosovës”, shkroi Osmani në postimin e saj në Facebook.

Komento: