Osmani takon ministren e Turizmit të Shqipërisë, e falënderon për përkrahje

20:03 | 22 Maj 2024
osmani-takon-ministren-e-turizmit-te-shqiperise,-e-falenderon-per-perkrahje

Presidentja Vjosa Osmani sot e ka pritur në takim ministren e Turizmit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Ajo, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se ato kanë ndarë me njëra-tjetren elemente që përfaqësojnë dy vendet shqipfolëse.

“Një gur nga lumi Vjosa me punim nga duart e arta të grave të Gjirokastrës dhe një brosh me ngjyrat kuq e zi i punuar nga duart e arta të grave të Drenicës, le të jenë simbole shtesë të lidhjes sonë të pathyeshme dhe inkurajim për projektet që i kemi përpara për promovimin e bukurive të jashtëzakonshme të shteteve tona”.

“Faleminderit Mirela Kumbaro për përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar Osmani.

Komento: