Osmani takon Presidentin e Singaporit, flasin për thellim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve

11:18 | 08 Nëntor 2023
osmani-takon-presidentin-e-singaporit,-flasin-per-thellim-te-marredhenieve-ne-mes-te-dy-shteteve

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë pune në Singapor, ku është takuar me Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.

Osmani ka thënë se të njëjtin e ka uruar për marrjen e detyrës dhe se kanë pasur një diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

“Falënderoj Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë! Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik. 🇽🇰🇸🇬”, ka shkruar Osmani.

Komento: