Osmani takon shefin e EULEX-it, diskutuan për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimin e ligjit

14:16 | 19 Janar 2024
osmani-takon-shefin-e-eulex-it,-diskutuan-per-zhvillimet-e-fundit-te-sigurise-dhe-sundimin-e-ligjit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Sipas një komunikate nga presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Osmani dhe Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit teknik të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.

Komento: