Osmani të shtunën shkon në New York, merr pjesë në seancën e KS të OKB-së për Kosovën

17:33 | 18 Prill 2024
osmani-te-shtunen-shkon-ne-new-york,-merr-pjese-ne-seancen-e-ks-te-okb-se-per-kosoven

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të shtunën e kësaj jave më 20 prill do të shkojë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Front Online.

Burime të Front Online brenda Presidencës bëjnë me dije se Osmani do të marrë pjesë në seancën e rregullt raportuese mbi situatën në Kosovë, e cila sipas kalendarit do të mbahet më 22 prill, e hënë.

Në këtë seancë do të prezantohet raporti i rregullt i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për situatën në Kosovë.

Komento: