Osmani uron Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, e takoi edhe djalin e heroit Afrim Bunajku

12:38 | 01 Qershor 2024
osmani-uron-diten-nderkombetare-te-femijeve,-e-takoi-edhe-djalin-e-heroit-afrim-bunajku

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Ajo tha se para disa ditësh, në nder të kësaj dite, pati një bashkëbisedim ndryshe, pranë librave e me fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion, transmeton Klankosova.tv.

Në mesin e fëmijëve që takoi presidentja Osmani ishte edhe djali i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Komento: