Osmani uron presidentin e Gabonit për fitoren në zgjedhje

23:38 | 15 April 2025
osmani-uron-presidentin-e-gabonit-per-fitoren-ne-zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Gabonit, Brice Oligui Nguema, për fitoren në zgjedhjet e 13 prillit 2025.

Në postimin e saj, Osmani shprehu gatishmërinë për të punuar së bashku me presidentin Nguema për të thelluar miqësinë ndërmjet Kosovës dhe Gabonit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të mirën e qytetarëve.

“Urime Presidentit Oligui Nguema për fitoren zgjedhore. I uroj çdo sukses gjatë mandatit të tij. Pres me padurim të punojmë së bashku për të thelluar miqësinë ndërmjet Kosovës dhe Gabonit—në të mirë të qytetarëve tanë dhe në frymën e respektit e bashkëpunimit të ndërsjellë,” ka shkruar Osmani në platformën X, duke shoqëruar postimin me flamujt e të dy vendeve.

Komento: