OVL UÇK: Mos e përdorni flamurin e UÇK-së për interesa politike

11:54 | 05 Qershor 2020

Reagojnë veteranët e luftës: Mos e përdorni flamurin e UÇK-së për interesa politike.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë reaguar për heqjen dhe vënien e flamurit të UÇK-së në objektin e Qeverisë.

Kjo organizatë ka kërkuar që ky flamur të respektohet dhe të mos përdoret për interesa politike, njofton Klan Kosova.

“Flamuri i luftës së UÇK-së vendin e ka në Organizatën e Veteranëve dhe Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në memorialet, komplekset, lapidarët e dëshmorëve, akademitë dhe muzetë e luftës, por edhe mund të përdoret nga qytetarët në shenjë respekti për luftën”, thuhet në reagim.

“Institucionet e shtetit të Kosovës kanë për obligim ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës dhe kjo bëhet me anë të miratimit dhe zbatimit të ligjeve, dhe i bëjmë thirrje institucioneve dhe qytetarëve që flamurin e UÇK-së të mos e përdorin për interesa politike”.

OVL e UÇK-së ka kërkuar nga partitë politike unitet dhe përçarjen e tyre e kanë konsideruar si të papranueshme.

Komento: