Ozil largohet nga Arsenali

23:57 | 22 Dhjetor 2019

Ozil largohet nga Arsenali

Mesfushori Mesut Ozil pritet që gjatë afatit kalimtar të janarit të largohet nga Arsenali për të vazhduar karrierën në Turqi, te skuadra e Fenerbahçes, aty ku luan sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.

Gazeta turke “Fotomaç” ka shkruar të premten se Ozil ka pranuar të huazohet te Fenerbahçe deri në fund të këtij edicioni për shkak se nuk është i kënaqur te Arsenali.

Fenerbahçe gjithashtu do të ketë të drejtën e blerjes së Ozilit në verën e ardhshme për 20 milionë euro dëmshpërblim. Ai te ekipi turk shihet si përforcim i madh për mesfushën.

31-vjeçari, këtë edicion ka vetëm dy asistime në 11 ndeshje për Arsenalin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin nga Londra deri në vitin 2021.

Komento: