Pa marrëveshje në Bruksel, Bislimi e quan “takim koti”, javën e ardhshme do të udhëtojë sërish atje

16:03 | 18 Prill 2024
pa-marreveshje-ne-bruksel,-bislimi-e-quan-“takim-koti”,-javen-e-ardhshme-do-te-udhetoje-serish-atje

Ka përfunduar pa sukses edhe takimi i sotëm në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Ata pa ndonjë rezultat do të kthehen nga atje, ku shkuan me synimin e arritjes së një marrëveshjeje për çështjen e dinarit.

Nuk ka pasur takim trepalësh, ndërsa zëvendëskryeministri Besnik Bislimi takimin me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak e ka quajtur “takim koti”.

Pas atij takimi, Bislimi tha se pala serbe kishte shkuar në kryqendrën europiane pa ide për trajtimin e një propozimi fillestar që e kishte sjellë në tavolinë ndërmjetësi Lajçak.

“Ky takim mund të quhet si takim i kotë, pa rezultat, dhe ndoshta si sukses i politikës penguese të palës serbe”, tha ai

Komento: