Pa pikë barku, kështu e reklamon trupin Gëzimja

21:19 | 12 Dhjetor 2021

Gëzime Hamzaj, është reja e këngëtares së njohur, Remzie Osmanit.

Ajo është shumë e komentuar në rrjetet sociale, pasi çdo gjë që ajo poston ngjallë interes nga publiku i gjerë, shkruan ORAinfo.

Ani pse tani është nënë me kohë të plotë dhe kujdeset për vajzën e saj, Emmën, Gëzimja në kohën e lirë i kushton edhe vetës së saj.

Së bashku me familjen e saj të vogël ajo ka udhëtuar për ca ditë në Turqi.

Nga atje Gëzimja ka postuar një foto, ku shihet duke e shijuar kohën e mirë.
Ani pse është nënë, ajo po gëzon një super-formë./ORAinfo/

Komento: