
Gili, po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer nga publiku.
Ajo,këtë sezon ka qenë shumë e angazhuar në shumë ahengje familjare, ku si gjithmonë ka sjellë atmosferë të këndshme, shkruan ORAinfo.
Përveç jetës profesionale, ajo është angazhuar shumë edhe në jetën e saj private. Duke qenë se është nënë dy djemve, punët e saj në shtëpi janë të dyfishuara.
Por, ajo së fundmi ka gjetur pak kohë relaksi për veten dhe bashkëshortin e saj, Ilirin.
Ata kanë shkuar në pushime, ku kanë sjellë imazhe nga atje. Gili, nuk e ka problem të tregojë fytyrën e saj pa pikë grimi./ORAinfo/

