Pacienti ikën nga Klinika e Psikiatrisë

09:07 | 25 Prill 2022

Një pacient i shtrirë në Klinikën e Psikiatrisë është larguar nga aty dhe nuk dihet vendodhja e tij.

Rastin në polici e ka lajmëruar motra e tij, teksa policia thotë se është duke zhvilluar hetime.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/ Prishtinë, 22.04.2022 – 18:00.

Me datën 24.04.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë i shtrirë në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë është larguar nga klinika dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet.

Komento: