Pacolli gjatë bisedës telenofike me Lajçak i thotë se dialogu duhet përfundojë me njohje reciproke

17:13 | 08 Dhjetor 2020

Pas bisedës me kreun e VV-së, Albin Kurti dhe atë të Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka telefonuar edhe kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se në këtë bisedë me Lajçakun ka shkëmber mendime mbi zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai theksoi se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, dhe me kufijtë e njohur ndërkombëtarisht.

Postimi i plotë:

Zhvillova sot një bisedë telefonike me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, me të cilin kemi shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit në Kosovë.

Dialogu duhet të vazhdojë dhe të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe rendin aktual kushtetues të Kosovës.

Kjo është zgjidhja e vetme për paqen e qëndrueshme në rajon dhe zhbllokimin e perspektivës euro-atlantike.

Komento: