Pacolli kritikon Ahmetin: Rrugët e Prishtinës pa ndriçim, nuk po ka kush t’i mirëmbajë

23:52 | 28 Shtator 2020

Fitore Pacolli e Vetëvendosjes e ka kritikuar Shpend Ahmetin.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka kritikuar kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mos punë.

Ajo ka publikuar disa foto ku tregon se në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit mungon ndriçimi.

“Prisht(ina) Rrugët kryesore nuk kanë ndriçim. Shtyllat e ndriçimit publik janë por spo ka kush i mirëmbanë”, ka shkruar ajo në Faecbook.

Kujtojmë se Fitore Pacolli në mandatin e Shpend Ahmetit si kryetar, ka qenë shefe e kabinetit të tij. Por raportet e saj me Ahmetin u prishën pasi ky i fundit u largua nga Lëvizja Vetëvendosje.

Komento: