Pacolli: Thaçi t’i bartë pasojat e Gjykatës Speciale

18:59 | 21 Korrik 2020

Hashim Thaçi javën e kaluar është intervistuar për katë ditë me radhë nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli gjatë një interviste në emisionin Frontal ka folur për çështjen e aktakuzës së presidentit, Hashim Thaçi.

Pacolli ka thënë që këtë gjykatë e ka krijuar vetë presidenti dhe si i tillë duhet ti bart pasojat.

“Presidenti këtë gjykatë speciale e ka krijuar vetë dhe i ka shkaktu vetë dëme të mëdha Kosovës dhe UÇK -së. Tash duhet ti përball vetë pasojat”, ka thënë Pacolli.

Ajo thekson që secili që shkon të dëshmojë në Gjykatë Speciale duhet të tregojë për luftën e pastër të UÇK-së.

“Krejt cka muj me thane është se kushdo që shkon në gjykatë duhet të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së Unë nuk hyjë në aspekte inviduale por une mendoj që UCK nuk duhet me u gjyku sepse është krijuar nga djemtë e vajzat e Kosovës për me mbrojt vendin nga agresori”, ka shtuar ajo duke thënë që duhet të dalim faqe bardhë nga kjo situatë.

Komento: