Pacolli thotë se puna e vizave është stërzgjatur: I kemi plotësuar të gjitha kriteret

13:45 | 26 Maj 2020

Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk mund të lëvizë pa viza drejt BE-së.

Të stërzgjatur e ka quajtur çështjen e lidhur me liberalizimin e vizave deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, teksa ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë dhënë vetëm premtime të kota.

Pacolli këtë deklaratë e ka bërë të marten, pas takimit të Komisionit për Integrim Evropian lidhur me përmbushjen e obligimeve të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

“Të gjitha kriteret janë plotësuar”, u ka thënë Pacolli gazetarëve, pas takimit.

Komisioni është mbledhur po ashtu për ta shqyrtuar raportin e Ministrisë së Integrimit Evropian lidhur me financimin e Kosovës nga BE-ja, në luftimin e COVID-19.

Komento: