Pajisja 1.5 milionëshe, Ministri Vitia i jep merita Presidentes Osmanin për sigurimin e donacionit

22:03 | 26 Prill 2024
pajisja-1.5-milioneshe,-ministri-vitia-i-jep-merita-presidentes-osmanin-per-sigurimin-e-donacionit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata bamirëse dhe filantropike “AL Ëaleed Philanthropies”.

Ai tha se përmes kësaj pajisje do t’u mundësohet pacientëve qasje të lehtë dhe të shpejtë për diagnostikimin e sëmundjeve malinje në fazën e hershme.

“Në këtë takim, Ministri Vitia, shprehi falënderime të sinqerta për mbështetjen e pa rezervë të Mbretërisë së Arabisë Saudite, në Republikën e Kosovës dhe falënderoi shkëlqesinë e sajë, Princeshën Lamia bint Majid Al Saud për vullnetin e saj që për shëndetësinë në Republikën e Kosovës, të dhuroj pajisjen PET Scan. Ministri, po ashtu shprehu falënderim për rolin e Presidentes së Kosovës në sigurimin e këtij donacioni të vlefshëm për shëndetësinë”, thuhet në njoftim.

Komento: