“Pajtesa” tregon se sa e dashuruar është, shkëmben puthje pasionante me bashkëshortin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

“Pajtesa” tregon se sa e dashuruar është, shkëmben puthje pasionante me bashkëshortin

10:45 | 03 Dhjetor 2019

“Pajtesa” shkëmben puthje pasionante me bashkëshortin.

Aktorja shqiptare, Fiona Gllavica, e njohur me rolin e “Pajtesës” te seriali “Çka ka shpija”, po dëshmon se është e dashuruar kokë e këmbë.

Kohë pas kohe aktorja e njohur po ndan kujtime të bukura me bashkëshortin e saj, shkruan rtv21.

Së fundi, në një storie ajo duket shumë e lumtur përkrah dashurisë së jetës, shiheshin teksa po shkëmbenin puthje pasionante.

Aktorja e njohur dhe dashur për publikun në fillim të muajit korrik është martuar me Arbnor Pacollin. Ata janë kurorëzuar nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një ceremoni madhështore, ku kishte qindra të ftuar.

Komento: