Pajtohet Milan, për 35 milionë euro e shet yllin e madh

08:14 | 20 Janar 2020

Milan është duke menduar për ta larguar mesfushorin brazilian nga skuadra.

Gjiganti italian, mësohet se po kërkon 35 milionë euro për lirimin e Lucas Paquetas.

Ato skuadra që e dëshirojnë mesfushorin në radhët e tyre duhet të paguajnë këtë shumë, shkruajnë mediat italiane.

Deri me tani Paris Saint-Germain është thënë se janë gati për të shpenzuar 35 milionë euro për të nënshkruar me Lucac Paquetan dhe madje ata edhe kanë mbajtur bisedat e para për transferin e tij.

Corriere dello Sport shkruan se skuadra e Serie A e ka vënë këtë çmim dhe nuk dëshiron që të bie nën të.

Komento: