Pak ditë më parë e kritikoi, Fero si besimtar i vërtetë i bie “pishman” – takohet me Gold AG

22:12 | 06 Shtator 2023

Pak ditë më parë e kritikoi, por Fero ka filluar të shpërfaqë dozat e para prej besimtari.

Ai ka marrë guximin që të takohet me reperin Gold AG, të cilin e kritikoi pak ditë më parë në një intervistë te “Kojshia Show”, përcjell lajmi.

Dyshen duket ta ketë bërë bashkë hoxha Muhamed Dërmaku.

Në anën tjetër, fotografinë e përbashkët e publikoi vetë Feronit Shabani, tashmë ish-këngëtari, që ka kërkuar nga mbi 600 mijë ndjekësit e tij që t’i fshinë këngët, sepse në Islam një gjë e tillë është e ndaluar.

Komento: