Pak orë nga zyrtarizmi, Torres arrin për testet mjekësore te Barcelona

09:24 | 27 Dhjetor 2021

Torres arrin për testet mjekësore te Barcelona.

Barcelona sot (e hënë) pritet ta kompletojë transferimin e sulmuesit të krahut së Man Cityt, Ferran Torres.

Blaugranasit që disa javë ishin në negociata me “Qytetarët” për transferimin e spanjollit, që kërkohej me ngulm nga Xavi, transmeton lajmi.net.

“Mundo Deportivo” raporton se Barcelona sot do e njoftojë transferimin e lojtarit, sapo të kryhen testet mjekësore, me futbollistin tashmë që ka arritur në spitalin e klubit.

Torres që ka qenë i lënduar në javët e fundit ka pësuar, pritet të rikthehet brenda dy javëve të ardhshme, mirëpo është në gjendje të kryejë disa teste.

Në rast që plani i Barcelonës shkon siç duhet, ata pritet që nesër ta prezantojnë në “Camp Nou” para tifozëve.

Gjëja e vetme që mund ta pengojë Torresin është aprovimi i La Liga-s, ngase pa zbritur pagën e disa futbollistëve të tjerë, lojtari nuk do këtë të drejtë të luajë asnjë ndeshje.

Komento: