Pak orë pas daljes nga shtëpia, Kiara përlotet: ‘Më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit’

13:26 | 26 Mars 2023

Vetëm pak orë pas daljes nga shtëpia, Kiara përlotet në ‘Fun Club’: ‘Më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit’.

Kiara përlotet ndërsa sheh një klip të përpmbledhur ndërsa ka qenë e ftuar në “Fan Club”, një ditë pas daljes nga shtëpia e BBV2.

“Më falni se ndihem e emocionuar. Kur shoh tani pjesë nga klipi, mu kujtuan dhe gjëra që edhe i kisha harruar.

Kur e shoh tani që kam dalë jashtë, dhe më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim.

Kërkoj ndjesë kur ndonjëherë duket sikur mua është dukur sikur po ndodhte gjëma, por thjesht ka qenë presioni. Ndihem shumë e lumtur sepse kam përjetuar 90 ditë brenda me njeriun e zemrës”, tha Kiara e emocionuar.

Ajo ka përshkruar edhe momentet e para pasi është zgjuar ditën e sotme.

“Sapo u zgjova u kujtova se nga e majta ime gjithmonë vinte Luizi dhe më jepte puthjen e mëngjesit.

Pastaj kujtoja se mos kisha një kamer sipër kokës, që ne e quanim “spiuni”. Mu desh pa kohë sa të kuptoja se isha në shtëpinë time.

Unë se kam thënë ndonjëherë se kam luajtur në shtëpinë e BBV, por unë kam qëndruar dhe e kam shijuar.

Sa kam dalë nga shtëpia më ka përqafuar tezja në studio për nja dy orë. Kur ika në shtëpi përqafova nënën dhe gjyshin, e vetëm kemi fol për gjëra të bukura mbrëmë”, ka thënë Kiara.

Komento: