Pak orë pasi u zyrtarizua largimi i Messit, Barcelona shokon me veprimin që ka bërë tani

23:44 | 05 Gusht 2021

Barcelona e fshin Messin nga skuadra, nuk ndodhet më në ‘website’.

Barcelona sonte (e enjte) njoftoi se ylli i skuadrës, Lionel Messi nuk është më pjesë e tyre.

Shkaku i rregullave të La Liga-së, Messi nuk ka mundur të vazhdojë kontratën me katalunasit, raporton lajmi.

Kjo gjë është bërë edhe më dramatike, pasi Barcelona e ka fshirë argjentinasin edhe nga ‘website’, pra numri 10 i Ronald Koeman më nuk ekziston.

Messi nuk kishte kontratë me Barcelonën dhe pas plotë dy dekadave nuk është më pjesë e ekipit të parë.

Lojtarët e tjerë si Griezmann, Braithwaite, Dembele dhe Ansu Fati se bashku me dy transferimet e reja: Aguero dhe Depay ndodhen, por jo numri 10.

Komento: