Pak para ndeshjes, futbollistët e Milanit e bëjnë këtë veprim për Kjaer

14:57 | 04 Dhjetor 2021

Futbollistët e Milanit me fanella në mbështetje të Kjaer.

Skuadra italiane pas pak do të zhvillojë duelin e radhës në Serie A.

Milani do të takohet me Salernitanan nga ora 15:00, shkruan lajmi.net.

Një mungesë e madhe e Rossonerëve për këtë sfidë padyshim që do të jetë Simon Kjaer.

Kjaer u lëndua në ndeshjen kundër Genoas, dhe ky sezon për të ka përfunduar pasi do të jetë jashtë fushave për rreth 6 muaj.

Bashkëlojtarët e tij i kanë dalur në ndihmë danezit, duke e mbështetur atë me disa fanella të veshura para ndeshjes me mbishkrimin “Forza Simon”.

Në vend të danezit, pritet që Milani të transferojë një mbrojtës qendrorë në afatin kalimtar të janarit.

Komento: