Pak para se ta lëshojë në qarkullim, qeveria “Kurti” ndan 10 mijë euro për testimin e urës së Ibrit

12:48 | 06 Gusht 2024
pak-para-se-ta-leshoje-ne-qarkullim,-qeveria-“kurti”-ndan-10-mije-euro-per-testimin-e-ures-se-ibrit

Ura e Ibrit, që ndan Mitrovicën Veriore me atë Jugore, do t’i nënshtrohet një analize testuese për kapacitete për qarkullimin e automjeteve dhe kamionëve.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka përzgjedhur kompaninë, e cila sipas dosjes së tenderit është “IPE-PROING” SHPK.

Kjo kompani do të bëjë “Përcaktimin e kapacitetit mbajtës të strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër në Mitrovicë, me ngarkesa testuese”. Vlera e kësaj kontrate është 9 mijë e 640 euro.

Sipas dosjes së tenderit, e publikuar në platformën online E-prokurimi, janë përcaktuar edhe kriteret që duhet t’i plotësojë kompania fituese, shkruan Indeksonline.

Image

Image

Komento: