Pak para se të bëhej baba për herë të dytë, kosovari u ngufat nga gazi në vendin e punës në Zvicër – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pak para se të bëhej baba për herë të dytë, kosovari u ngufat nga gazi në vendin e punës në Zvicër

12:37 | 18 Tetor 2020

Kosovari u ngufat nga gazi në vendin e punës në Zvicër, vëllai i tij rrëfen sesi ndodhi ngjarja.

Vesel Avdylaj 32 vjeçar me prejardhje nga Klina, ka vdekur si pasojë e ngufatjes nga gazi në një fabrikë që merret me prodhimin e vajit për automjete.

Vesel Avdylaj prej vitesh punonte dhe vepronte në Zvicër, atje ka edhe familjen e tij të ngushtë, gruan dhe djalin 3 vjeç, si dhe ishte në pritje për t’u bërë baba për herë të dytë.
Për tragjedinë e kosovarit në Zvicër, ka folur për Gazetën Express vëllai i të ndjerit, Avdyl Avdylaj.

“Ai ka qenë duke punuar në një firmë të vajit për vetura, ka hi me pastru diçka edhe po thojnë gazi e ka ngufat, e ka mbyt gazi. Vëllau është në 32 vjeç, në janar ka pas me i mbushë 33”, tha Avdylaj të dielën për Gazetën Express.

Tutje, ai shtoi se Vesel Avdylaj, ka jetuar dhe vepruar në Zvicër që nga viti 2002 si dhe ka krijuar edhe familjen atje.

“Në Zvicër ka dalë në vitin 2002, si fëmi e ka marrë baba atje. Ka qenë i martuar, e ka një djal tri vjet dhe gruan shtatzënë”, rrëfen ai.

Ndërsa, lajmin për vdekjen e tij familja nga Klina e ka marrë nga vëllai tjetër që po ashtu jeton në Zvicër.

“Më ka thirr vëllau, atë e ka thirr gruaja e tij, tha më ka njoftu policia për rastin”, tha Avdyl Avdylaj për Gazetën Express.

Ndërsa për ditën e varrimit, nuk dihet akoma.

“Po mendojmë nesër me pru kufomën, por skemi asgjë ende, varrimi do të bëhet në Zabërgjë të Klinës”, tha ai.

“Ky e ka pas punën shumë të mirë, u kanë me një fabrikë, vec ai gazi nuk e di qysh ka ardhë, se e ka pas punën e mirë, u hi me tesha të mira u dal me tesha të mira. Nuk ka asnjë send, asnjë lëndim trupor, veç e ka ngulfat gazi”, përfundoi ai.

Vdekja aksidentale e Vesel Avdylajt në vendin e tij të punës në Zvicër ka ndodhur dy ditë më parë.

Komento: