Pakoja emergjente, ekzekutohen pagesat për rreth 28 mijë familje përfituese

14:58 | 10 Gusht 2020

Ekzekutohen pagesat për rreth 28 mijë familje përfituese nga pakoja emergjente.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se Thesari ka urdhëruar transferrin për pagesën e 27 mijë e 572 familjeve përfituese të pakos emergjente fiskale.

Bajrami ka bërë me dije se tërheqja e këtyre mjeteve mund të bëhet nga 12 gushti.

“Tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 Gusht (E mëkurë), për shkak të aspekteve operacionale ashtu që mjetet të tërhiqen nëpër zyra postare sa më afër vendbanimit tuaj, dhe gjithashtu në respektim të udhëzimeve të institucioneve shëndetësore”,ka shkruar Bajrami.

Komento: