Pal Lekaj: AAK nuk do ta votojë Kodin Civil

10:01 | 17 Shtator 2024
pal-lekaj:-aak-nuk-do-ta-votoje-kodin-civil


Pavarësisht dështimit të miratimit të projektligjit për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet personalisht për të formuar një shumicë parlamentare që të mbështesë këtë nismë.

Ky angazhim u shpreh në një fjalim të mbajtur në Berlin, gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Partia Socialdemokrate gjermane.

Kur ky projektligj u soll në Kuvend kohë më parë nuk gjeti miratim nga disa deputetë të “Lëvizjës Vetëvendosje”.

Se a do ta votonin këtë ligj nëse vjen sërish në sesionin e ri vjeshtor të Kuvendit, për Front Online janë deklaruar deputetë nga pozita e opozita të cilët kanë shprehur qëndrimet e tyre.

Në lidhje me votimin e Kodit Civil janë deklaruar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ku deputeti Pal Lekaj, ka folur në emër të këtij subjekti duke deklaruar se AAK-ja nuk do ta votojë Kodin Civil.

“AAK nuk do ta votojë Kodin Civil”, tha Lekaj për Front Online.

Komento: