Pamje nga festa: Prishtina shëtit titullin nëpër rrugët e kryeqytetit

22:41 | 16 Maj 2021

Prishtina e fitoi titullin në Superligë

Tifozët e Prishtinës e festuan titullin e parë të klubit të tyre pas tetë vjetëve nëpër rrugët e kryeqytetit, derisa e përcollën ekipin e zemrës së tyre nëpër qytet pas kthimit nga Gjilani.

Prishtina e fitoi titullin në Superligë për sezonin 2020/21, pasi e mundi 2:1 Gjilanin të dielën, duke i dhënë fund një pritjeje të gjatë prej tetë vjetëve, raporton Gazeta Express.

Ky është titulli i 11-të për Prishtinën në historinë e klubit, që është rekord në futbollin kosovar.

tifozë të shumtë bardhekaltër dolën nëpër qytet me makinat e tyre dhe në këmbë për ta përshëndetur skuadrën.

Prishtina e siguroi edhe një vend në kualifikime për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve si kampione e Kosovës.

Hera e fundit kur klubi nga kryeqyteti e fitoi titullin në Superligë, ishte sezoni 2012/13.

Besnik Krasniqi dhe Behar Maliqi ishin kampionët e fundit të Prishtinës dhe ata u rikthyen në klub këtë sezon për ta përsëritur suksesin.

Prishtina udhëtoi të dielën drejt Gjilanit, e vetëdijshme se me një fitore apo edhe me një barazim, do t’i jepte fund përfundimisht pritjes tetëvjeçare për titull.

Dhe këtë e arriti skuadra e Zekirija Ramadanit, duke e mundur 2:1 Gjilanin në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Gledi Mici dhe Qëndrim Zyba shënuan për bardhekaltrit, ndërkohë që Arbër Çyrbja realizoi për vendasit.

Prishtina i mblodhi 78 pikë nga 35 ndeshje këtë sezon, pesë më shumë se Drita që e mposhti Drenicën, dhe shtatë më shumë se Ballkani, të cilin e pret në Fadil Vokrri në ditën e fundit të sezonit javën e ardhshme

Komento: