Pamje nga takimi në Bruksel, Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit

11:37 | 21 Nëntor 2022

Dalin pamjet nga takimi në Bruksel, Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit.

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Bruksel për të zhvilluar takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky takim po zhvillohet për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e krijuar pas nisjes së zbatimit të vendimit për konvertimin e targave ilegale që i lëshon Serbia, për rajone të Kosovës.

Pas shpërndarjes së fletë-qortimeve, faza e dytë e vendimit të Qeverisë ishte parapa gjobitja që ka pasur të nis më 21 nëntor, por vendimi është shtyrë për një ditë – duke i dhënë mundësi zhvillimeve në Bruksel.

Gjoba është paraparë të kushtojë 150 euro.

Komento: