
Sot janë publikuar pamje të tmerrshme ku një burrë shihet duke e rrahur brutalisht një grua në Prizren.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Front Online se janë duke u intervistuar viktima dhe i dyshuari.
Ai ka thënë se viktima dhe i dyshuari janë bashkëshortë.
“Lidhur me rastin, sapo është publikuar video regjistrimi, hetuesit e stacioit Policor të Prizrenit kane ndërmarr veprime hetimore dhe eshte identifikuar i dyshuari dhe viktima, për momentin të dytë janë në stacion duke u intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë bashkëshort.”
“Policia është në kontakt me prokurorin e shtetit dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij. Polcia ofron siguri për qytetarët në çdo kohë, dhuna e kundër ligjshme nuk tolerohet dhe policia është e gatshme të zbatoj ligjin në bazë të autorizimeve të saj”, ka thënë Bytyqi.