Pamjet në restorant e zbulojnë Naim Murselin duke shkruar në telefon, kamera është mbi kokën e tij

22:47 | 09 Dhjetor 2023

Kamerat e sigurisë në restorantin ku darkoi Naim Murseli dhe Liridona Ademaj me fëmijët e tyre, e kanë kapur Naimin duke shkruar në telefon gjatë kohës sa po qëndronin aty, shkruaun Gazeta Express.

Në të njëjtën kohë në lokal sipas videove ishte edhe dorasi Granit Plava.

Naim Murseli, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ndërsa, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”.

Komento: