Pandeminë s’e bëjnë hesap kdisa kosovarë- valle e tallava në bikini në lumin e Shalës

14:36 | 17 Gusht 2020

Valle e tallava në bikini në lumin e Shalës, pandeminë s’e bëri hesap kurrkush.

Në Lumin e Shalës, në Shqipëri, duket sikur nuk ka diçka të quajtur rrezik nga virusi. Qindra turistë që kanë shkuar kryesisht nga Kosova, kanë vallëzuar e kënduar, duke thyer çdo masë mbrojtëse kundër pandemisë.

Shumë turistë kosovarë kanë vizituar këtë fundjavë Lumin e Shalës në Fierzë të Shqipërisë.

Në një video që e ka realizuar një nga vizitorët të dielën, që e ka siguruar Gazeta Express, shihet se një numër i madh i turistëve janë argëtuar, duke kërcyer valle në bikini.

Aty shihet se nuk është respektuar asnjë masë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Komento: