
Duke folur me gazetarët në avionin me të cilin po udhëtonte për në Spanjë, ku do të qëndrojë për një vizitë njëjavore, ai tha se do ta mbështesë kombëtaren e shtetit të tij.
“Sigurisht që do të mbështes SHBA-në. Nuk e di sa ndeshje do të mund t’i shoh”, deklaroi Papa Leo XIV, transmeton AP.
Kupa e Botës 2026 do të nisë më 11 qershor dhe do të përfundojë më 19 korrik.
Turneu do të organizohet për herë të parë në tre vende njëkohësisht: Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Në këtë edicion do të marrin pjesë 48 kombëtare, numri më i madh në historinë e kompeticionit, të ndara në 12 grupe me nga katër ekipe. Ndeshjet do të zhvillohen në 16 qytete pritëse, ndërsa finalja është planifikuar të luhet në stadiumin “MetLife” në New Jersey të SHBA-së.
Papa Leo XIV është amerikan. Emri i tij i lindjes është Robert Francis Prevost dhe është papa i parë në histori nga Shtetet e Bashkuara. Ai lindi më 14 shtator 1955 në Chicago, Illinois, ndërsa u rrit në Dolton, një periferi në jug të Chicagos.
Sporti i tij i preferuar është tenisi, të cilin, sipas një shkrimi të AP-së, e luan shpesh edhe pas zgjedhjes si papë.
Përveç kësaj, si një djalë i rritur në Chicago, ai është tifoz i ekipit të bejsbollit Chicago White Sox dhe sic raporton New York Post, e ka ndjekur ndeshje të ekipit prej dekadash.