
Mesfushori krijues i Milanit, Lucas Paquetá është i etur të largohet nga klubi për të ringjallur karrierën e tij.
Lojtari brazilian ka luftuar për tu përshtatur me jetën në Serie A pasi bëri një veprim 12 muaj mbrapa dhe nuk ka qenë në gjendje të sigurojë vendin e tij në 11-shën startuese.
Interesim për Paquetan më herët ka pasur gjiganti francezë Paris Saint Germain ku drejtori Sportiv Leonardo Araújo është një admirues i madh i lojtarit, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, sipas BBC, klubi me qendër në Paris nuk ka dalë me ndonjë ofertë të konsiderueshme për 22-vjeçarin, ndërsa Milani po kërkon të gjenerojë fonde prej 30 deri në 35 milionë euro nga largimi i mesfushorit.
Kjo shumë e kërkuar nga Milan ka bërë që ekipet e interesuara të tërhiqen.
Kujtojmë që mesfushori sulmues i është bashkuar Milanit në afatin kalimtar të janarit të 2019-ës nga klubi brazilian Flamengo për një tarifë transferimi të raportuar prej 38.4 milionë euro. /ORAinfo/