Paqueta po largohet nga Milan, lajmërohen dy skuadrat e mëdha – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Paqueta po largohet nga Milan, lajmërohen dy skuadrat e mëdha

18:48 | 06 Qershor 2020

Fiorentina dhe Benfica kontaktojnë me Lucas Paqueta.

Paqueta pritet të largohet nga Milan.

Ylli brazilian, Lucas Paqueta, pritet të largohet nga skuadra e Milan gjatë merkatos së verës.

Mesfushori nuk arriti të bindte me paraqitjet e tij në ‘San Siro’, që kur u transferua nga Superliga e Brazilit.

Sipas raportimeve të fundit nga mediet italiane, dy skuadra deri më tani kanë kontaktuar për kartonin e lojtarit. Bëhet fjalë për Benfica dhe Fiorentina, transmeton lajmi.

‘Viola’ po e kërkon lojtarin për dy vite huazim, deri në vitin 2022, me opsionin për ta blerë në fund të huazimit.

Milan do të dëshironte një garanci që Fiorentina do të paguajë në fund për lojtarin. Në anën tjetër, Benfica duket më e gatshme që të transferojë lojtarin në formë permanente qysh në këtë merkato.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Lucas Paqueta.

Komento: