Para anëtarësimit në KiE, Rashiq beson se Qeveria do ta dërgojë Draftin e Asociacionit në Kushtetuese

12:03 | 26 Prill 2024

Ministri për Kthim dhe Komunitete, beson se Qeveria do ta dërgojë Draftin e Asociacionit në Kushtetuese, para mbledhjes së Komitetit të Ministrave në mes të majit, ku do të vendoset fati i Kosovës për në Këshillin e Evropës.

“Besoj që po, mendimi është besoj që po sepse ju po se po si pjesëmarrës të Këshillit të Evropës, e keni obligim fuqizimin e implementimit të ligjit ku duhet me kanë në nivel ma prioritar.

Kjo është nënshkruar që moti, 2013-2015, domethënë obligimet që keni marrë, ju keni pa vetë sikur Vuçiqit i ka dhimtë dora pas Ohrit, kjo është pjesa për afrimin në Bashkimin Evropian.

A dhemb a nuk dhemb dora, nuk ka rëndësi, me rëndësi është që kjo ka peshë më të madhe dhe duhet të ndodhë, mbetet obligim i Kosovës”, ka thënë Rashiq për TvDukagjinin.

Komento: