Para ndeshjes kundër Spal, Milan merr lajmin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Para ndeshjes kundër Spal, Milan merr lajmin e madh

21:36 | 30 Qershor 2020

Lajm i mirë për Milan.

Zlatan Ibrahimovic është shëruar nga lëndimi dhe do të ftohet me skuadrën e Milanit për ndeshjen kundër Spal.

Sulmuesi suedez kishte pësuar një lëndim në fund të muajit maj, dhe nuk ka mundur të paraqitet për Milanin pas rikthimit të Serie A.

Është trajneri i Milanit, Stefano Pioli, që të martën ka konfirmuar lajmin për rikthimin e Ibrahimovic, përcjell lajmi.net.

“Ibrahimovic po bën shumë mirë, si është një luan, ai është gjithmonë i uritur”, ka deklaruar Pioli, përcjell lajmi.net.

“Ai pati një stërvitje të mrekullueshme dje, nëse e përsërit atë sot dhe ma bën të qartë të gjithën, pastaj ai do të jetë në skuadër”.

Milan të enjten udhëton për t’u takuar me Spal.

Komento: