Para ndeshjes me Italinë, Oyarzabal: Spanja mund ta mposhtë gjithkënd

23:20 | 04 Korrik 2021

Të martën, Italia dhe Spanja do të përballen në ndeshjen gjysmëfinale të “Euro 2020”.

Sulmuesi i Spanjës, Mike Oyarzabal, i cili shënoi penalltinë decizive kundër Zvicrës ka kërcënuar se “ata mund ta mposhtin gjithkënd” derisa Kombëtarja spanjolle po përgatitet të luajë kundër Italisë në gjysmë finale

Furia e Kuqe janë në gjysmëfinale të Euro 2020 pas dy fitoreve të mëdha kundër Kroacisë dhe Zvicrës në fazën e eliminimit direkt. 24 vjeçari ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Italinë të martën dhe ka thënë se Spanja “beson vetëm në idetë e saj për futbollin”.

“Nëse ne luajmë si dimë të bëjmë, ne mund ta mposhtim çdokënd”, tha Oyarzabal. “Ne duhet të besojmë në lojën tonë”.

“Italia ka lojtarë të mëdhenj dhe do të jetë ndeshje e ndërlikuar, ata kanë treguar një nivel të larstë dhe ne e dimë që janë në formë të mirë. Por, e njëjta vlen edhe për ne”.

Sulmuesi i Real Sociedad ka pasur ndikim të Spanja këtë verë, ai shënoi gol në kohën shtesë kundër Kroacisë para se ta shënoi penalltinë vendimtare kundër Zvicrës. “Ne i studiojmë portier dhe ata që godasin penallti”, tha ai. “Ne kemi punuar në penallti këto ditë dhe sigurisht edhe më të tjerët do bëjmë njëjtë. Nuk është tërësish lotari, ka shumë punë për të pasur sukses edhe aty”.

Komento: