Para ndeshjes me Juventus, Milan merr lajmin e keq

23:03 | 11 Qershor 2020

Milani i përgjysmuar për ndeshjen me Juventusin.

Milani do të jetë pa Mateo Musacchion nesër në gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventusit, por është kthyer Lucas Biglia.

Raportohet se Musacchio ka probleme me kyçin e këmbës dhe s’do të udhëtojë për Torino.
Në anën tjetër, lajmi i mirë është kthimi i Biglias që synon paraqitjen e parë prej dhjetorit të vitit 2019.

Leo Duarte dhe Zlatan Ibrahimovic do të mungojnë gjithashtu, derisa Samu Castillejo dhe Theo Hernandez janë të suspenduar.

Skuadra e Milanit: Begovic, A Donnarumma, G Donnarumma; Calabria, Conti, Gabbia, Kjaer, Laxalt, Romagnoli; Bennacer, Biglia, Bonaventura, Brescianini, Calhanoglu, Kessie, Krunic, Paqueta, Saelemaekers; Colombo, Leao, D Maldini, Olzer, Rebic.

Komento: