Para ndeshjes me Liverpool, Atletico Madrid merr lajmin fantastik

20:02 | 23 Dhjetor 2019

Diego Costa do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen ndaj Liverpool.

Atletico Madrid mund të ketë një ndihmë të madhe për ndeshjen kundër Liverpool, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Atleti do të kenë një sfidë tejet të vështirë kundër kampionëve në fuqi. Për këtë sfidë ata pritet të kenë në dispozicion edhe shërbimet e Diego Costa.

‘talKSPORT’ shkruan se Costa mund të jetë i gatshëm për duelin e 1/16-ës së finales, transmeton lajmi.

Ylli spanjoll ka qenë jashtë fushave të blerta për më shumë se një muaj, pasi i është nënshtruar një operacioni.

Lojtari pritet të humb ndeshjen e parë në ‘Ëanda Metropolitano’, por me gjasë ai do të jetë i gatshëm për ‘Anfield’.

Lojtari ka disa kujtime në ‘Anfield’, nga koha kur luante me Chelsea. Në atë stadium, ai nuk është shumë i dëshiruar.

Komento: