Para ndeshjes me Lyon, Bayern merr lajmin e madh

19:10 | 17 Gusht 2020

Pavard pritet të jetë gati për Olympique Lyon.

Benjamin Pavard është kthyer në stërvitjet me Bayern Munich.

Mbrojtësi francez, Benjamin Pavard ka kompletuar sot stërvitjen me shokët e skuadrës së Bayern Munich.

Pavard është stërvitur me grupin për herë të parë me grupin që nga 26 korriku, përcjell lajmi.net.

Francezi mund të jetë një opsion për Hansi Flick në ndeshjen kundër Lyon.

Mbetet në dorën e trajnerit nëse do të zgjedh Pavard ose Joshua Kimmich për pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Komento: