Para ndeshjes ndaj Man City, Zidane jep lajmin e madh

22:45 | 06 Gusht 2020

Zidane gëzon tifozët e Real Madrid para ndeshjen ndaj Man City.

Zinedine Zidane ka dhënë lajme të mira për tifozët e Real Madrid.

Real Madrid kanë një punë tejet të vështirë nesër në ‘Etihad Stadium’, kur synojnë të përmbysin epërsinë 2:1 të Manchester City për të kaluar në fazën tjetër të garave në Ligën e Kampionëve.

Para kësaj ndeshje, Zidane ka treguar se i gatshëm për lojë do të jetë edhe ylli belg, Eden Hazard.“Është e vërtetë se ai ka pasur disa çrregullime në fundin e sezonit në La Liga, por tani ai është shumë më mirë dhe mendoj se ka vetbesimin e duhur”, ka thënë Zidane.

“Është e vërtetë se të luash çdo dy-tri ditë ka qenë e vështirë për të.

Por, ai është mirë dhe, me shpresë, do të vazhdojë pa probleme”, ka shtuar francezi.Hazard do të ishte një ndihmë e madhe për sulmin e Real Madrid, në një ndeshje ku duhet shënuar së paku dy gola.

Komento: